Modelet më seksi shqiptare dhe të arriturat e tyre (Foto)
Spektaklet e bukurisë në Kosovë dhe Shqipëri kanë fillet e tyre shumë vite më parë.
Më të bukurat janë shpallur gjithmonë “Miss”, teksa ka edhe prej tyre që edhe vetëm si modele, pa ndonjë titull të veçantë, kanë arritur famën.
Shumica prej tyre janë femra të suksesshme në fushën e modës dhe biznesit.
Telegrafi në vazhdim, ju prezanton me disa prej modeleve më të bukura shqiptare, në aspektin fizik dhe tipareve të fytyrës, si dhe të arriturat e tyre në karrierë.
Emina Cunmulaj
Emina Çunmulaj lindi në Michigan, SHBA. Prindërit e saj vijnë prej Podgoricës, Malit të Zi. Ajo dinë të flasë gjuhën shqipe, gjuhën angleze dhe gjuhën malazeze. Ajo është e martuar me një biznesmen iranian Sam Nazarian. Fiziku i saj i gjatë dhe tiprate e fytyrës e bëjnë atë ndër modelet më tërheqëse shqiptare.
Angela Martini
Angela Martini u lind më 23 maj 1986, është një modele e njohur shqiptare. Ajo fitoi ‘Miss Universe Albania’ në vitin 2010, dhe tani jeton në SHBA.
Adrola Dushi
Adrola Dushi e lindur në vitin 1993, është kurorëzuarme titullin “Miss Universe Albania 2012”. Ajo përfaqësoi vendin e saj në konkursin e “Miss Universe 2012”. Adrola është padyshim një ndër fytyrat më të bukura shqiptare.
Marigona Dragusha
Marigona Dragusha (e lindur më 23 shtator 1990) është renditur në vendin e dytë në paraqitjen e “Miss Universe 2009”, pas fitueses Stefanía Fernández të Venezuelës. Dragusha fitoi titullin e saj kombëtar, ‘Miss Universe Kosova’, më 4 prill 2009. Përveç gjuhës amtare të saj, Marigona flet anglisht dhe spanjisht, në të cilën ajo njoftoi se kishte mësuar këtë gjuhë tërësisht nga leximi i “romaneve” spanjolle. Në mediat spanjolle ajo është cilësuar si lesbike.
Xhesika Berberi
Xhesika Berberi (lindur më 27 qershor 1991) është dhe modele shqiptare, e cila u kurorëzua me titullin “Miss Universe Albania 2011”. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe 2011” më 12 shtator 2011 në Brazil, dhe është pa diskutim një ndër modelet shqiptare me pamjen më të bukur.