Nëse foshnja nuk ju shikon në sy ndërsa bëni ndonjë lëvizje, lexojeni këtë menjëherë
Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, është folur për rëndësinë e kontaktit me sy midis nënës dhe fëmijës. Sipas tyre nëse fëmija nuk e bën këtë, duhet të shqetësoheni dhe të flisni me mjekun specialist.
Përse prindërit duhet të shqetësohen në lidhje me këtë?
Ata e kanë lidhur këtë kontakt me autizmin, gjë e cila është përfolur edhe më parë por tashmë është bërë edhe më e sigurt. Ekspertët theksojnë se mungesa e ndjekjes me sy dhe vendosjes së kontaktit me nënën, do të jetë një nga shenjat më të hershme që mund të na tregojë nëse fëmija është duke zhvilluar simptomat e autizmit.
Studimi u publikua në revistën “Mirror” dhe u ndoq nga ekspertja Miriam Stoppard. Ajo ndërkaq ka publikuar bashkangjitur me këtë studim edhe eksperiencën e jetuar me mbesën e saj e cila ishte dërguar për një vizitë tek okulisti. Ndërsa ishte duke bërë vizitën mjeku kuptoi se kishte një problem. Atje e kuptuan që vajza kishte nevojë për kontrolle të mëtejshme pasi mund të ishte autike.
Duhet të monitoroni shikimin e fëmijës!
Miriam vazhdon të shpjegojë se të porsalindurve ju pëlqen të shikojnë dhe analizojnë fytyrat që në ditët e para të jetës. Ata preferojnë të shikojnë më tepër fytyrat e njerëzve dhe jo objektet që nuk lëvizin. Lëvizjet e syve janë shumë të rëndësishme jo vetëm në lidhje me të mësuarin e fëmijës, por edhe në zhvillimin e asaj pjesë të trurit që lidhet me fytyrat dhe imazhet, gjë që ndikon në krijimin e marrëdhënieve sociale që në lindje.
Edhe sipas një studimi tjeter të kryer në një qendër të fëmijëve autikë, mjeku Kren Pierce janë duke përdorur pajisje modern që ndihmojnë në monitorimin e syve dhe lëvizjes së tyre.Ky është një hap përpara në lidhje me diagnostikimin e hershëm të autizmit.
Pra kujdes me shikimin e fëmijës! nëse ai nuk ju shikon në sy kryesisht edhe ndërsa e ushqeni me gji duhet të flisni me mjekun./pernenat.al/