Gjërat që mund t’i bëni me celularin tuaj, por nuk i keni ditur
Ne gjetëm disa veçori të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i zgjidhni disa probleme të përditshme dhe të cilat e bëjnë jetën tuaj më të lehtë.
Ta shndërroni celularin në matës të distancës
Ky aplikacion do t’ju ndihmojë që të matni pothuajse çdo gjë përmes kamerës së celularit tuaj, transmeton Gazeta Express.
T’i testoni bateritë e telekomandës
Në vend se të shkoni në supermarket dhe të blini bateri të reja për telekomandën tuaj (sepse mendoni se ato janë shpenzuar), ky truk do t’ju ndihmojë që të kurseni kohë. Thjeshtë nxirreni celularin dhe hapeni kamerën. Më pas merreni telekomandën, drejtojeni kah kamera, dhe prekeni ndonjë buton.
Nëse shihni ndonjë dritë të kuqe ose rozë duke dalë nga telekomanda kur shikoni në ekranin e celularit, do të thotë se sinjali i rrezeve infra të kuqe është duke punuar mirë dhe se problemi, në këtë rast, janë bateritë.
Ta kontrolloni celularin pa e prekur
Mundësia për ta përdorur celularin pa e prekur atë e bënë këtë aplikacion për kontrollim të celularit me gjeste të pazëvendësueshëm në shumë situata.
Mund të lëshoni muzikë dhe video ose t’iu përgjigjeni thirrjeve telefonike me një lëvizje të dorës pa e prekur fare ekranin. Aplikacioni ekziston për Android dhe iOS.
Të vozisni sigurt
Nëse jeni duke vozitur në errësirë dhe dëshironi t’i mbani sytë vazhdimisht në rrugë, atëherë ky aplikacion do t’ju ndihmojë. Thjeshtë vendoseni celularin në panelin e veturës, lëshojani ndriçimin dhe do të merrni informacionin që ju nevojitet: shpejtësinë e vozitjes dhe hartën GPS në xhamin mbrojtës.