Lamborghini së shpejti me një hiper-veturë elektrike (Foto)
Në bazë të raporteve të fundit të medieve që merren me automobilizëm, mësohet se Lamborghini është duke punuar në modelin Vitola, që do të jetë komplet elektrik.
Kjo hiper-veturë me bateri 800 volt, do të mbushet me lehtësi, ndërsa do të bëjë rrugë shumë të gjatë pas pasur nevojë që të rimbushet, transmeton Telegrafi.
Shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h pritet ta arrijë për 2.5 sekonda, ndërsa maksimalja do të jetë 299 kilometra në orë.
Kjo makinë me 600 kuajfuqi, do të ndihmohet nga dy motorë elektrikë dhe nga aerodinamika e pjesës së jashtme që të arrijë këtë shpejtësi të lartë.
Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni se si duket Vitola, për të cilën nuk bëhet e ditur ndonjë datë e lansimit.