Ja çfarë i ndodh trurit kur flejmë më pak se 6 orë

Ja çfarë i ndodh trurit kur flejmë më pak se 6 orë

Padyshim që gjumi është një faktor shumë i rëndësishëm në jetën tonë.

Në kohën kur shoqëria njerëzore po ecën me hapa gjigandë, në të njëjtën kohë njeriu po i “vjedh” vetes diçka shumë të çmuar , gjumin. Sipas intv.al, më poshtë do të shikoni çfarë ndodh nëse nuk plotësoni gjashtë orë gjumë në ditë.

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, nëse nuk jemi të rregullt me gjumin, është njëlloj sikurse të jeni abuzues me alkoolin.

Gjithashtu në studimin e bërë u konstatua se pagjumësia është shkaktare e obezitetit, depresionit, dhe atakut kardiak.

Megjithatë, pasojat më shqetësuese janë ato që ndodhin në trurin tonë sepse gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë. Pra, nëse nuk flemë 6 orë në ditë, truri ynë nuk funksionon normalisht.

Shpërndaje në: