Nëse dyshoni se jeni hakuar, verifikoni këto shenja të dyshimta
Secili prej nesh kalon kohën online dhe kujdeset për sigurinë e tij.
Ndërkohë që sulmet kibernetike vazhdojnë të jenë të pranishme në përmasa gjithnjë e më të mëdha, për të mbrojtur privatësinë tuaj duhet kushtuar kujdes disa ndryshimeve, të cilat ndodhin në kompjuterin tonë.
Nëse hetonin se antivirusi është ndaluar, atëherë kjo është shenjë se kompjuteri juaj ndodhet nën sulmin e hakerëve.
Gjëja e parë, të cilën hakerët do të bëjnë është shkyçja e antivirusit, për të vjedhur më lehtë të dhënat tuaja.
Ndryshimi i fjalëkalimeve mund të jetë po ashtu shenjë se dikush tashmë ka hyrë në sistemin e tuaj dhe ua ka ndryshuar të dhënat.
Rekomandohet që të ndryshoni shpesh fjalëkalimet, për t’u shmangur nga situata të pakëndshme.
Nëse hetoni se për një moment keni shumë miq në rrjetet shoqërore dhe nuk ju kujtohet se kur i keni shtuar, edhe kjo është shenjë se dikush ka hyrë në sistemin tuaj.
Nëse kursori në kompjuterit tuaj lëviz pa e prekur ju, atëherë mund të bëhet fjalë për dikë që punon nga largësia, apo thënë me fjalë tjera kompjuteri juaj është në duart e hakerëve.
Fshirja e të dhënave po ashtu është shenjë se dikush ka hyrë në sistemin tuaj kompjuterik.
Po ashtu edhe nëse ju vijnë njoftime se kompjuteri juaj është i infektuar, atëherë mund të jetë shenjë se ju jeni hakuar. Një shenjë e keqe mund të jetë nëse i njëjti paralajmërim vjen nga antivirusi, programin e të cilit ju nuk e keni instaluar.
Nëse ueb kamera juaj ndizet papritmas vetvetiu, kjo është shenjë se kompjuteri juaj është definitivisht nën sulmin e hakerëve.