Ja shenjat e qarta të kancerit në mushkëri
Kanceri në mushkëri është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit – me mijëra njerëz në botë që diagnostikohen çdo vit.
Një koll i thjeshtë, një ndjenjë lodhjeje dhe humbja e apetitit mund të ngatërrohen me ndonjë virus dhe madje edhe grip.
Por këto simptoma mund të jenë gjithashtu edhe shenjë e diçkaje më serioze – sidomos pasi që simptomat e këtij kanceri nuk vërehen shumë derisa sëmundja të përparojë.
Kështu, cilat janë shenjat që duhet t’i dini të kësaj sëmundjeje? Më poshtë i kemi renditur tetë shenjat kryesore, shkruan Gazeta Express.
Simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë:
– Të kesh një koll shumicën e kohës
– Një ndryshim në kollin që e keni pasur për një kohë të gjatë
– Shkurtim i frymëmarrjes
– Koll me gëlbazë me shenja të gjakut në të
– Një dhimbje në gjoks ose shpatull
– Humbje të apetitit
– Lodhje
– Humbje peshe