Mos e injoroni këtë shenjë në gisht, është vdekjeprurëse

Mos e injoroni këtë shenjë në gisht, është vdekjeprurëse

Nëse shikoni një shirit të zi mbi thoin e gishtit tuaj, bëni mirë mos ta injoroni këtë shenjë por të shkoni tek mjeku.

Një ekspert nga Britania e Madhe, Jean Skinner, publikoi në rrjete sociale pikërisht këtë foto, që në fakt është gishti i një gruaje.

Kjo shenjë, thotë ai, është paralajmëruese për kancerin e lëkurës. Shumë vetë e neglizhojnë dhe nuk i japin rëndësi, por në fund rezulton vdekjeprurëse.

Sipas të dhënave, më shumë se 70 mijë njerëz diagnostikohen me kancer lëkure çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa në Britaninë e Madhe ky numër është rreth 13.300 persona në vit.

Shumë njerëz mendojnë se simptomat e kancerit të lëkurës janë kur vënë re ndryshime në ngjyrën e nishaneve, në lëkurë apo në pjesën e brendshme të gojës.

Këto janë të vërteta, por ekspertët paralajmërojnë se njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi dhe ndryshimeve në thonjtë e tyre, sikurse është rasti i shiritit të zi.

Ata thonë se ndryshimet e çuditshme tek thonjtë mund të mos jenë asgjë për t’u shqetësuar, por ndonjëherë janë tregues i një sëmundje shumë të rëndë. Kështu që bëni mirë mos t’i neglizhoni shenjat që mund t’ju duken të çuditshme dhe të parëndësishme. /tvklan.al

 

Shpërndaje në: