Tesla heq modelin më të lirë Model S75
Modeli S 75 nuk do të mund të porositet pas 24 shtatorit, shkruan Electrek.
Jo shumë kohë pas lansimit të Modelit 3, numri një i Tesla, Elon Musk paralajmëroi se oferta e Model S do të pësojë ndryshime të caktuara.
Modeli S 75 në SHBA kushton 69.500 dollarë, derisa çmimi fillestar i Model 3 është 35.000.
Megjithatë, pritet që shumë blerës të “treshit” të vendosin për pagesë shtesë, me çka çmimi i automobilit do të rritet dhe t’i afrohet S 75, transmeton KosovaPress.
Pas 24 shtatorit, modeli më i lirë i Tesla do të jetë modeli 75D, i cili po ashtu ka kapacitet të baterisë prej 75 kWh, por edhe dy motorë.
Në fabrikë thonë se autonomia e vozitjes është 417 km.
Çmimi i tij në SHBA aktualisht është 74.500 dollarë.