Facebook befason të gjithë me këtë veprim për Qeverinë amerikane
Zyrtarët e rrejtit social Facebook, thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA.
Drejtori Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka thënë sembështetë hetimin nga Kongresi i SHBA-së.
Zuckerberk ka prezantuar nëntë hapat, të cilët kompania e tij po i ndëermerr për të parandaluar qeveritë për të përdorur këtë rrjet social, për të ndërhyrë në zgjedhje.
Facebook, do të bëjë transparente reklamat politike në rrjetin social, në mënyrë që njerëzit të shohin se cilat reklama kanë lidhje politike me zgjedhjet, tha Zuckerberg.
Këshilltari i Përgjithshëm i Facebook-ut, tha se Facebook, nuk i shpërndanëlehtë përmbajtjet, por sipas tij ky rrjet dëshiron të ndihmojë integritetin e zgjedhjeve në SHBA.
“Ne besojmë se publiku meriton llogari të plotë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 2016” ,ka shkruar ai.
Zuckerberg, ka qenë në presion, për të bërë më shumë, për të parandaluar përdorimin e Facebook-ut për manipulim të zgjedhjeve.