Doni lumturi? Seksi dhe gjumi janë më të fuqishëm sesa paratë
Të gjithë e ndjekim lumturinë. Por, ndoshta edhe befasuese për disa, gjëja e cila e sjellë lumturinë nuk ndërlidhet aspak me paratë.
Indeksi i ri i lumturisë ka zbuluar se seksi dhe gjumi janë dy gjërat të cilat ndërlidhen më së ngushti me lumturinë dhe mirëqenien e një personi – shumë më shumë sesa paratë.
Hulumtuesit kanë treguar se përderisa rritja e të ardhurave (edhe nëse i katërfishoni të ardhurat) shkakton shumë pak rritje në lumturi, përderisa pushimi i mirë dhe seksi i mirë kanë ndikim shumë më të madh në atë sesa mirë ndiheni.
Për të qenë më të qartë – tejet të kënaqur nuk do të thotë se këta njerëz janë duke bërë shumë seks. Kjo vetëm do të thotë se janë të lumtur me kualitetin dhe shpeshtësinë e seksit.
Prandaj, në vend se të shpresoni për rritje rroge për të qenë të lumtur, më mirë është të përqendroheni në gjumë dhe seks më kualitativ.