Kosovarja në SHBA bën film për luftën (Video)

Kosovarja në SHBA bën film për luftën (Video)

Ikjet nëpër male sikur kjo vajzë,  i përjetuan shumë shqiptarë të Kosovës.

E përvojat si kjo bashkë me dhunën  psiqike e fizike,  si dhe vrasjet që ndodhën gjatë luftës së fundit, tani  do të shfaqën edhe në një film të shkurtër prej 20 minutash.

Është vetë kosovarja Rina Hajra , që jeton në Arizona të SHBA-së , autorja që do ta realizoj filmin “Lufta ime e fshehtë”  në bashkëpunim me regjisor Amerikan. Ikjet nëpër male sikur kjo vajzë,  i përjetuan shumë shqiptarë të Kosovës.

E përvojat si kjo bashkë me dhunën  psiqike e fizike,  si dhe vrasjet që ndodhën gjatë luftës së fundit, tani  do të shfaqën edhe në një film të shkurtër prej 20 minutash.

Është vetë kosovarja Rina Hajra , që jeton në Arizona të SHBA-së , autorja që do ta realizoj filmin “Lufta ime e fshehtë”  në bashkëpunim me regjisor Amerikan, njofton Klan Kosova.

Vetë Rina qysh në moshën 7 vjeçare  lëshoi Kosovën së bashku me familjen gjatë kohës së luftës , e kjo ishte edhe arsyeja kryesore e interesimit të saj për realizimin e filmit .Bile  në të e ka futur një skenë nga përvoja personale.

25 vjeçarja nga Ferizaj , ka 5 vjet që ka shkruar skenarin e filmit , e që  gjithmonë i kishte interesuar gjenocidi që ka ndodhur në Kosovë, por do të do të tregohen edhe ata që e kryen atë.

Autorja mendon se ky është një rrëfim nga perspektiva e dikujt që tashmë është larg vendit të vuajtjeve.

Derisa disa pamje si mostër e filmit, tashmë janë  përfunduar, vetë projekti si i tërë pritet të fillojë xhirimet  në fund të këtij viti.

E producentes nga Kosova,  është në kërkim të fondeve për sigurimin e rreth 30 mijë dollarëve sa kushton finalizimi i filmit, dhe bërja gati e tij për t’u shfaqur premierë në vitin 2018.

 

Shpërndaje në: