Shpërthimi i Galaxy S7 edge, paditet Samsung
Samsung ka zbuluar se çfarë është duke shkaktuar baterinë e Galaxy Note 7 të shpërthejë e cila e detyroi atë të tërhiqte këtë pajisje nga tregu. Megjithatë, kompania tani është paditur në lidhje me Galaxy S7 edge i cili dyshohet se ka shpërthyer dhe ka shkaktuar djegie të shkallës së tretë. Nuk ka raporte të përhapura në lidhje me këtë çështje të ngjashme sa i përket kësaj pajisje dhe ky incident thuhet se ka ndodhur më 30 Maj, para se Galaxy Note 7 të prezantohej zyrtarisht.
Daniel Ramirez u shpreh se telefoni i tij Galaxy S7 edge mori zjarr ndërkohë që ishte në xhepin e tij pasi ai ishte duke punuar në një librari në Ohajo. Një padi tashmë është ngritur kundër Samsung dhe firma që ngritur këtë padi në emër të Ramirez inkurajon përdoruesit e smartphone-ve Samsung të cilëve u ka marrë zjarr të kontaktojnë me ta.
Padia thotë se Ramirez e kishte Galaxy S7 në xhepin e tij gjatë gjithë kohës dhe pasi ai mori punën, vuri re se pajisja filloi të “fishkëllente, të nxhehej dhe të vibronte”, duke shkaktuar dhe tym gjithashtu. Kur ai arriti të nxirrte telefonin nga xhepi i tij, Ramirez pësoi djegie në dorën e djathtë. Galaxy S7 edge është thënë më pas se ka shpërthyer “pa paralajmërim”, duke marrë kështu dhe zjarr dërkohë që ishte ende brenda xhepit të tij, duke lënë Ramirez me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Disa foto që tregojnë djegiet janë postuar në faqen e internetit të firmës.