Gjëja e vetme që kurrë nuk duhet ta bëni gjatë larjes së flokëve
Kjo ose do të jetë gjëja më e qartë që keni lexuar ndonjëherë, ose do të ju ndryshojë tërësisht jetën tuaj. A jeni gati ta zbuloni? Ju nuk duhet të përdorni kurrë kondicioner në rrënjët e flokëve!!!
Uaah?! Po! Për hir të vëllimit të plotë të flokëve dhe nëse ndjeni mëshirë për to, ndaloni së përdoruri kondicioner apo balsam për rrënjët gjatë larjes së flokëve. Ja arsyeja e dhënë nga stilisti i famshëm Kitty Nadel:
“Nëse flokët i keni të drejta dhe të holla, vlerat ushqyese nga balsami do të peshojnë apo rëndojnë rrënjët te poshtë. Duke u përzier me vajrat natyral të kokës, flokët nuk do të kenë fare vëllim, por do të duken pothuajse të lagur që nga mesi i ditës”.
Kitty thekson se ju duhet të lani me shampo gjithë kokën tuaj dhe definitivisht të aplikoni balsam apo kondicioner vetëm në skajet e flokëve. Mos harroni se flokët kanë nevojë që të ushqehen, duke i dëmtuar me anë të ngjyrave dhe preparateve ngrohëse, është më se e qartë se kanë nevojë për mirëmbajtje dhe dashuri shtesë!
Ajo gjithashtu pohon se kjo rregullë nuk vlen për ato femra që kanë kokë me lëkurë të thatë dhe flokë të trasha, të çrregullta dhe shumë të dendura – andaj edhe këto mund të mënjanohen nga kjo rregullë!
Pra, arritët ta kuptoni?