Pse duhet të shqetësoheni nëse ju del gjumi natën?

Pse duhet të shqetësoheni nëse ju del gjumi natën?

Nëse ju del gjumi gjatë natës, impakti mund të jetë shumë më serioz se sa thjesht sy të mjegulluar ditën e nesërme.

Një studim sugjeron se njerëzit të cilët mezi flenë natën janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve në zemër.

Nga të dhënat e nxjerra nga më shumë se 14 milionë pacientë, rezultoi se ata të cilët zgjohen shpesh herë gjatë natës kanë 26% mundësi të lartë të zhvillojnë rrahje të parregullta në zemër.

Skuadra nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco dhe Universiteti i Michigan, gjithashtu zbuluan se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, kishin 29% mundësi për tu prekur nga dridhja atriale.

Shkencëtarët dyshojnë se ndërprerjet e gjumit shtojnë stresin në dhomat e zemrës.

Kjo pasi hormonet kryesore rregullohen gjatë ciklit të gjumit-zgjimit.

Gjithashtu provat sugjerojnë se gjumi ndikon në metabolizëm, ekuilibrin e hormoneve në trup, koresterolin,insulinën, presionin e gjakut dhe inflamacionin.

 

Shpërndaje në: