Ja çfarë bën Google me të dhënat tuaja nëse nuk e përdorni gjatë telefonin

Ja çfarë bën Google me të dhënat tuaja nëse nuk e përdorni gjatë telefonin

Ruajtja e të dhënave në telefonin tuaj ka një afat të skadimit dhe ato do të fshihen nëse nuk e përdorni telefonin për dy javë, transmeton KosovaPress.

Falë një sërë përmirësimesh të vogla në opsionet backup, Google e ka bërë relativisht të lehtë të kalojë nga një pajisje me Android në një tjetër.

Megjithatë, duket se kalimi në një pajisje të re nuk do të funksionojë aq mirë nëse largoheni nga një telefon i mençur për një kohë të gjatë joaktive.

Gjegjësisht, një përdorues i pakënaqur u ankua se Google fshiu të dhënat e tija pa paralajmërim. Kjo ndodhi pas zëvendësimit të telefonit Nexus 6P me një iPhone të vjetër.

Kur ai shikoi në dosjen backup në Google Drive, gjeti se kishte një mungesë të tyre për NePs 6P. Mbështetja e klientit konfirmoi se nuk ka asnjë mënyrë për të kthyer të dhënat.

Fshirja e llogarive joaktive kryhet nga shërbime të shumta të ruajtjes, përfshirë Dropbox. Problemi është se Google nuk e ka informuar ose paralajmëruar përdoruesin që të heqë rezervën e ruajtur.

Shpërndaje në: