Rolls-Royce planifikon të krijojë anijen vetëdrejtuese, hynë në funksion brenda dhjetë vitesh (Foto)

Rolls-Royce planifikon të krijojë anijen vetëdrejtuese, hynë në funksion brenda dhjetë vitesh (Foto)

Prodhuesi britanik Rolls-Royce është duke planifikuar që të krijojë një anije vetëdrejtuese, që do të kryente misione të ndryshme në det.

Lundra e gjatë 60 metra nuk do të ketë nevojë për asnjë pjesëtarë të ekuipazhi, ndërsa do të lëvizë për rreth 5,600 kilometra me vetëm një mbushje elektrike, transmeton Telegrafi.

Me 700 tonelata, kjo anije mund të qëndrojë për 100 ditë në det, duke lëvizur me 45 kilometra në orë.

Në brendësi të ketë gjeneratorët e fuqishëm 4000 Series, që prodhojnë nga 3,000 kilovat në orë, ndërsa ndihmohen edhe panelet diellore.

Anija që pritet të krijohet brenda dhjetë viteve, pritet të shfrytëzohet për misione të ndryshme si patrullimi, vëzhgimi, detektimi i minave dhe kontrolli i trafikut detar.

Shpërndaje në: