4 veprimet që zhbllokojnë hundët e zëna
Ndryshimet e menjëhershme të motit të këtyre ditëve të fundit jo vetëm që po lajmërojnë fillimin e vjeshtës, por janë reflektuar edhe në shëndetin e shumë njerëzve.
Edhe pse i kishim lënë pas gjatë verës, tashmë janë shfaqur rastet e para të virozave, ku sigurisht që më të prekurit janë fëmijët, por edhe të rriturit.
Në qoftë se prej disa ditësh keni ethe, kollë të thatë dhe hundë të zëna artikulli i mëposhtëm duhet t’ju interesojë:
1. Masazhoni butësisht pikën mes vetullave: Ky masazh ndikon drejtpërdrejt në mukozën e hundës, parandalon tharjen dhe inflamimin e sinuseve dhe zvogëlon presionin në sinuset frontale.
2.Masazhoni sinuset nazale: Bëni lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave siç tregohet në foton e mëposhtme për 1-2 minuta. Ky veprim i thjeshtë lehtëson zhbllokimin e kanaleve frontale të hundës dhe ju ndihmon të shpëtni më lehtë nga ky problem.
3.Masazhoni pikën midis hundës dhe buzës: Masazhimi i butë i pikës mes buzës së sipërme dhe hundës për 2-3 minuta ndihmon në çenjtjen e hundës.
4. Vendosni napa të ngrohta tek hunda: Merrni një napë ose top pambuku dhe ngroheni. Vendoseni mbi hundë, kujdes temperatura duhet të jetë e përshtatshme aq sa ta durojë lëkura. Nxehtësia shkrin mukuset e ngurta. Pas këtij veprimi lani hundën me ujë të ngrohtë dhe kripë.