Çka është Pneumonia, sëmundja nga e cila vuan Hillary Clinton

Çka është Pneumonia, sëmundja nga e cila vuan Hillary Clinton

Kemi parë kohët e fundit shkrime të shumta mbi shëndetin e Hillary Clinton, video e thashetheme të ndryshme, megjithatë një gjë është e sigurt, ajo nuk ka një sozi dhe po, vuan nga sëmundja Pneumoni.

Pasqyra mbi të dhënat e saj shëndetësore tregojnë se ajo kishte edhe më herët disa simptoma rreth kësaj sëmundje, megjithatë është trajtuar fare mirë, transmeton lajmi.net.

Kandidatja demokrate për presidente të ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është parë në disa video që nuk ndjehej mirë, por që menjëherë iu nënshtrua trajtimeve për tu shëruar.

Mjekët e saj thonë se problemi i vetëm është se ka një infeksion në sinus dhe në vesh, ndërsa kohët e fundit është diagnostikuar me pneumoni, megjithatë vazhdon të jetë e shëndetshme dhe e aftë për të shërbyer si presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, çka dimë ne rreth kësaj sëmundje?

PNEUMONIA, e njohur tek ne si “ndjezje në mushkëri”,  është një infeksion në mushkëri, e cila nëse nuk trajtohet mirë mund të kthehet në sëmundje serioze.

Simptomat e saj janë me koll, që kthehen në ethe dhe kërkon një frymëmarrje të fortë dhe të shpejtë.

Shumica e njerëzve, këtë sëmundje mund ta trajtojnë edhe në shtëpi.

Pneumonia, është sëmundje e cila fitohet në jetën e përditshme, në rrugë, shkollë apo në punë.

Sëmundja e tillë, kryesisht fitohet kur gjatë frymëmarrjes në vende të papastra futni mikrobe në mushkëritë tuaja. Por, gjasat tjera janë edhe nga gripet dhe kur ftoheni.

Ekzistojnë pesë lloje të pneumonisë, por dy nga të cilat preken më shumë njerëzit janë:

Pneumoni Bakteriale

Ky lloj zhvillohet në vete pas një gripi të rëndë apo nga një i ftohtë që e keni fituar në mushkëri.

Pneumonia bakteriale është më i zakonshëm tek ata që kanë imunitet të dobët.

Pneumonia bakteriale është infeksion në njërin mushkëri ose në të dy mushkëritë. Ka raste kur ajo përfshin vetëm një pjesë të vogël të mushkërive, ose tërë mushkëritë.

Nëse keni pneumoni bakteriale ju përjetoni frymëmarrje të shpëjtë dhe dhimbje e vështirësi për të marrë oksigjen.

Hillary Clinton, vuan nga Pneumonia Bakteriale.

Pneumonia Virale

Në shumicën e rasteve viruset e frymëmarrjes mund të shkaktojnë pneumoni, sidomos tek të vegjlit dhe të moshuarit. Pneumonia zakonisht nuk është serioze dhe zgjat një kohë të shkurtër. Megjithatë, virusi i gripeve mund të shkaktojë pneumoni virale, por ka raste kur aro janë të rënda dhe kalojnë në fatale.

Kjo veçanërisht është e rrezikshme tek gratë shtatzëna dhe personat me probleme në zemër ose mushkëri.

Simptomat e para që dallohen tek personat që preken me këtë sëmundje janë këto:

  • Kollë
  • Ethe
  • Frymëmarrje të shpejtë dhe pa ndjenja
  • Dridhje të trupit dhe të dridhura dhëmbësh
  • Dhimbje gjoksi
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Ndjeheni shumë të lodhur dhe të dobët
  • Keni përzierje në stomak dhe të vjella
  • Djersitje
  • Humbje të oreksit

Ndërkaq simptomat më pak të zakonshme janë:

  • Pështymë me gjak
  • Dhimbje të madhe të kokës
  • Lodhje të vazhdueshme
  • Dhimbje të tërë muskujve
  • Ndjeheni të çorientuar

Në fund të tubave të frymëmarrjes në mushkëritë tuaja keni disa qeska të vogla të ajrit. Në rast se keni pneumoni apo e fitoni atë, këto qeska të vogla mbushen të tëra me lëngje.

Simptomat e para të pneumonisë mund të vijnë brenda 24 orëve deri në 48 orë, por ka raste të shumta kur vijnë edhe më ngadalë, brenda disa ditëve, shkruan lajmi.net.

Pneumonia mund të ndikojë tek njerëzit e të gjitha moshave, por është më e zakonshme dhe më serioze tek të moshuarit dhe të rinjtë.

Njerëzit e këtyre grupeve kanë më shumë gjasa për nevojë të veçantë, madje edhe të shtrihen në spital.

Si shkaktohet Pneumonia?

Pneumonia zakonisht është rezultat i një infeksioni bakterial, duke përfshirë: Haemophilus Influenzae dhe Staphylococcus aureus, që janë bakteret kryesore, që gjithashtu shkaktojnë viruse të shumta e shpeshherë edhe këpurdhave.

Këtë sëmundje, mjekët mund ta dallojnë fare lehtë, vetëm duke iu pyetur për simptomat tuaja dhe shqyrtimit në gjoksin tuaj.

Për t’iu ndihmuar të gjeni një diagnozë për këtë sëmundje, mjekët duhet t’iu pyesin:

  • Nëse mbetni pa frymë ose keni frymëmarrje më të shpejtë se zakonisht?
  • Sa kohë keni pasur kollë?
  • Kur pështyni, çfarë ngjyre është ajo?
  • Kur keni dhimbje të madhe në gjoks, kur merrni frymë apo kur e lëshoni atë?

Si trajtohet Pneumonia?

Pneumonia mund të trajtohet në shtëpi:

  • Duke marrë një pushim
  • Duke marrë antibiotikë
  • Duke pirë mjaftueshëm lëngje

Si të parandaloni Pneumoninë?

Edhe pse shumica e rasteve janë bakteriale dhe nuk mund të kalohen nga një person tek tjetri, duhet siguruar standarde të mira të higjienës për të parandaluar përhapjen e saj.

  • Duhet të mbuloni gojën dhe hundën me një shami, që të mbroni të tjerët kur kolliteni ose teshtini
  • Lani duart rregullisht për të shmangur transferimin e mikrobeve tek njerëzit apo objektet përreth

/Lajmi.net

Shpërndaje në: