Apple prezanton “iPhone”-in e ri, ja sa do të kushtojë (Foto)

Apple prezanton “iPhone”-in e ri, ja sa do të kushtojë (Foto)

Sot, Apple do të lançojë  “iPhone-in” e ri në kampusin e ri në Cupertino të Kalifornisë. Ka pasur shumë spekulime për këto tre modele të reja të iPhone.

Të gjitha shenja tregojnë se Apple është duke i bërë publike  iPhone 8 dhe 8 Plus së bashku me një model të ri të quajtur iPhone X plotësisht të ridizajnuar dhe me çmim më të shtrenjtë.

Mund të quhet edhe një presion i madh për Apple kjo, sepse këtë vit kompania prestigjioze Apple po feston 10 vjetor e lançimit të iPhone-t të parë më vitin 2007 dhe pikërisht nga kjo kompani priten ndryshime të reja.

Analistët e Wall Street shpresojnë se çmimi i  iPhone X të ri do të kushtojë 1000 dollarë, e cila do të nxisë Apple të bëhet kompania e parë trilion dollarësh, pasuri kjo e deklaruar publikisht.

 

 

Business Insider do të mbulojë çdo gjë që Apple do të prezantojë sot, por në ndërkohë, më poshtë është ajo që ne presim nga iPhone i ri:

iPhone X i cili është i tëri i ri, ka marrë vëmendjen më të madhe me muaj të tërë. Pritet të ketë një ekran të lakuar, ku zbrastirat ngjitur me ekranin do të jenë më të vogla se iPhone7. Ekrani do të ketë një teknologji të re të shfaqjes të quajtur OLED, e cila premton të përdorë më pak energji, shkruan Koha Jone.

Apple e ka konfirmuar ridizajnimin e iPhone X, duke e shfaqur këtë fotografi ku shihen zbrazëtirat e vogla ngjitur me ekranin.

Ekrani më i madh pritet të ketë rezolucionin 1125 x 2436, sipas kodit të Apple dhe një parashikim nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities, analisti më i saktë në botë i Apple. iPhone X pritet të ketë kamera të përparme 3D, duke e lejuar atë të manipulojë fotot dhe videot për aplikacione të shtuara. Kamera e përparme gjithashtu do të përdoret për njohjen e fytyrës, ose për të zëvendësuar sensorin Touch ID ose për të plotësuar atë.

Një version i ri i softuerit iOS 11 që e fuqizon iPhone X zbuloi se tipari i zhbllokimit të fytyrës do të quhet Face ID. Kjo veçori u konfirmua më parë nga kodet e tjera të Apple që referuan face- unlocking dhe atë e kanë quajtur  BiometricKit.

Kamera e pasme gjithashtu do të ketë dy lente të pasme që janë të orientuara vertikalisht.

iOS 11 është një përditësim i rëndësishëm me një qendër kontrolli të ridizajnuar, mjete të reja për të marrë screenshots dhe përmirësime të mëdha në lidhje më komunikimin me “Siri”.

Por iPhone X pritet të përfshijë edhe risi të tjera , si karakteristika të shtuar të realitetit që i lejonin kamerës të ndryshojë fotot.

Apple tashmë është duke integruar karakteristikat e shtuara në Clips, aplikacionin e kamerës “fun” që është lançuar më parë këtë vit.
Një tipar që “shpërtheu” të shtunën quhet “Animojis”. Ata në thelb janë emoji 3D që kodimi i Apple i përshkruan si “porosi të animuara me porosi që përdorin zërin tuaj dhe pasqyrojnë shprehjet tuaja të fytyrës”.

Ju nuk keni nevojë ta lini të mbushet më iPhone-in tuaj. Apple ka njoftuar se janë duke shtuar wireless për modelet e reja të iPhone që vijnë këtë vjeshtë, megjithëse mbushësi i stilit Apple Watch mund të shitet veçmas. Apple gjithashtu është bashkuar zyrtarisht në Wireless Power Consortium.

 

iPhone X do të vijë me ngjyrë të zezë, mirëpo Ming- Chi Kuo ka thënë se ai do të jetë në ngjyrë të argjendtë, të zezë dhe ngjyrë ari.

Shpërndaje në: