Gati testimi i mjetit që ecën me 640 kmh
Këtë javë në një nga zonat e shkreta të Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një person do të kërkojë të arrijë diçka të paarritshme më parë.
Guy Martin, një garues motoçikletash, do të kërkojë të thyejë rekordin e shpejtësisë së arritur në tokë nga mjetet me dy rrota.
Projekti i quajtur Triumph Infor Rocket Streamliner, ka projektuar mjetin e përbërë nga dy motorrë të vendosur sëbashku.
Inxhinierët që fshihen pas ndërtimit të kësaj ‘rakete tokësore; shpresojnë që të thyejnë rekordin 376 milje për orë të vendosur në 2010-n nga Ricky Robinson në Kalliforni.
Ata tani shpresojnë të arrijnë në 640 kmh.