Ngasja e rrezikshme dogji 11 persona (Video)
Gjatë një prezantimi me vetura në Australi, një makinë që bënte rrotullime të shpejta ka dalë nga kontrolli për arsye të panjohura.
Benzina që ishte ndezur, ka rënë mbi të pranishmit duke djegur lehtë 11 prej tyre si dhe më rëndë një tjetër, transmeton Telegrafi.
Organizatorët e kanë ndërprerë mEnjëherë aktivitetin, derisa forcat e rendit dhe zjarrfikësit kanë nisur hetimet mbi rastin.
Ngjarja që shkaktoi lëndime dhe dëme të konsiderueshme, do të kishte qenë shumë më serioze sikur benzina të mos zbrazej dhe vetura të eksplodonte.