Nokia 8 nuk do të dalë në tregun e SHBA-së, mësohet arsyeja

Nokia 8 nuk do të dalë në tregun e SHBA-së, mësohet arsyeja

Telefoni më i ri Nokia 8 duket i shkëlqyeshëm, por ka një mangësi – nuk do të dalë në tregun amerikan.

“Nuk planifikojmë të sjellim Nokia 8 në tregun amerikan, të paktën jo për tash”, thanë zyrtarë të HMD, kompani amë e Nokia.

Nokia ka vendosur t’i shmanget tregut amerikan për shkak të konkurrencës së madhe, transmeton CNET.

Në fakt, Samsung kohë më parë prezantoi modelin e ri  Galaxy Note 8, derisa Apple do të prezantojë modelin iPhone 8 të martën, më 12 shtator.

Nokia 8 nga e mërkura është e pranishme në Australi me çmim 900 dollarë, ndërsa më 13 shtator arrin edhe në tregun britanik me çmim 500 funta, rreth 780 dollarë ose 650 euro.

Pajisja vjen me procesor Qualcomm Snapdragon 835, sistem operativ Android 7.1 Nougat, derisa versioni 8.0 Oreo arrin më vonë, kamerë të dyfishtë dhe softuer të avancuar, i cili mundëson përdorimin simultant të kamerës së përparme dhe asaj të pasme.

 

Shpërndaje në: