Kjo është arsyeja e shpeshtë e dhimbjes së kokës për të cilën nuk keni menduar
Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve gjatë verës është arsyeja më e shpeshtë, për shkak të të cilës na dhemb koha gjatë ditëve të nxehte, thonë ekspertët.
Gjatë stinës së verës, për shkak të temperaturave të larta, vjen deri te humbja e lëngjeve në organizëm, gjë e cila shkakton dehidrimin.
Për ata që mendojnë se mungesa e ajrit të freskët mund të jetë arsye e dhimbjes së kokës, ekspertët thonë se kjo më tepër ka të bëjë me dehidrimin.
Por, nuk është vetëm mungesa e lëngjeve fajtor për dhimbjen e shpeshtë të kokës. Nëse ju nuk hani vaktet me kohë dhe nëse shikoni tepër në ekran, jeni në stres dhe nuk flini mjaftueshëm, të gjitha këto detyrojnë organizmin të reagojë përmes dhimbjes së kokës.
Nëse keni shpesh dhimbje të kokës në mëngjes, rekomandohet të ndryshohet regjimi i mëngjesit. Detyrimisht hani në mëngjes dhe në punë merrni me vete një shishe me ujë.
Një vakt i mirë në mëngjes do t’ju sigurojë më shumë energji dhe do të ndikojë që të përballeni më mirë ndaj stresit, ashtu që do të parandaloni dhimbjen e kokës në orët e pasdites, transmeton KosovaPress.
Po ashtu, duhet të bini më herët për të pushuar, në mënyrë që organizmi dhe koka juaj të ketë pushim më kualitativ, në mënyrë që të nesërmen të funksionojë si duhet.