4-vjeçarja që humb jetën nga malaria alarmon Italinë
Një katërvjeçare ka vdekur nga malaria cerebrale në Italinë veriore, një rajon ku nuk ka patur asnjëherë viktima nga kjo sëmundje, duke bërë që mjekët ta shohin si një rast shumë misterioz.
Sofja Zago vdiq në Brescia të dielën natën, pasi u shtrua në spital me ethe dhe temperaturë të lartë.
Në Itali nuk është dëgjuar ndonjëherë për raste të pickimit nga mushkonja e “Anopheles”, e cila mbart malarian cerebrale, forma më vdekjeprurëse e sëmundjes së gjakut.
Por pas një vere të nxehtë, njerëzit kanë filluar të frikësohen se ajo mund të ketë arritur në Italinë fqinje.
Sofja kishte qenë në pushime me prindërit e saj në Bibione, një vendpushim në Adriatik pranë Venedikut.
“Është hera e parë në karrierën time 30 vjeçare që shoh një rast të malaries, tha Dr Claudio Paternoster, një specialist i sëmundjeve ngjitëse në Spitalin “Santa Chiara” të Trentos.