“Mos i puthni foshnjet”

“Mos i puthni foshnjet”

Krystal Hayes, një nënë nga Anglia ka paralajmëruar prindërit që të mos i puthin kurrë bebet e tyre, pasi që foshnja e tyre e porsalindur ishte prekur nga meningjiti pas një puthjeje të lehtë.

Ata e kishin dërguar djalin e tyre nëntë-ditës në spital pasi që ai kishte zjarrmi dhe nuk mund ta duronte të prekej.

Doktorët më vonë e kishin informuar ztë që infektimi mund të jetë transferuar nga një puthje e pafajshme.

“Këshilla ime për të gjithë është që të mos e puthni foshnjën e porsalindur. Pikëllimi dhe dhimbja nuk ia vlejtën as për njëmijë puthje”, tha Hayes.

Shpërndaje në: