Shenjat që tregojnë se jeni në depresion
Ekspertët kanë renditur disa gjendje emocionale në përditshmërinë tonë, të cilat mund të shpjegojnë saktë se tashmë jeni në një fazë të depresionit.
Madje ata thonë se nëse gjendja juaj përkon me listën më poshtë, atëherë duhet që patjetër të vizitoni mjekun, transmeton KosovaPress.
Shenjat që tregojnë se jeni në depresion:
Kur ndjeni më shumë sesa thjesht dëshpërim
Hani më shumë (ose më pak) se zakonisht
Bëni shumë gjumë, ose shumë pak
Ju shqetësojnë edhe gjërat më të vogla
Humbja e fokusit ose koncentrimit
Nuk iu bëjnë përshtypje më gjërat që dikur iu bënin të lumtur
E ndjeni vetën si të pavlerë
Iu sillen shumë mendime që lidhen me vdekjen
Ndjeni panik dhe ankth
Ndjeni dhimbje të pashpjegushme në trup