Javën e ardhshme HTC do të prezantojë dy smartfonë të ri Desire

Javën e ardhshme HTC do të prezantojë dy smartfonë të ri Desire

HTC ka zbuluar se konferenca e tyre e shtypit do të mbahet me 20 shtator në orën 8, ndërsa pritet që kjo kompani të prezantojë 2 smartfonë HTC Desire të ri, transmeton koha.net.

Smartfonët e rinj janë HTC Desire 10 Pro dhe HTC Desire 10 Livestyle, ndërsa kanë rrjedhur edhe disa nga specifikat e tyre, transmeton koha.net.

HTC Desire 10 Livestyle thuhet se do të ketë ekranin 5.1 inch HD me rezolucion 1280 x 720 pixels me procesor Qualcomm Snapdragon 400, ndërsa thuhet se do të ketë 2GB ose 3 GB RAM, kamerën nga para 5 megapixel e nga pas 13 megapixel.

Desire 10 Pro ka ekranin 5.1 inch QHD me rezolucion 2560 x 1440 pixel, ndërsa ka procesorin QualComm Snapdragon 820 me 4 GB RAM e kamerat do ti ketë të njëjta si të Livestyle.

Shpërndaje në: