Në Pejë mbahet gara malore, fiton një polak
Në qytetin e Pejës, konkretisht në rrugën e Rozhajës është mbajtur gara e pestë ndërkombëtare, Efest, në garat malore.
Aty kanë marrë pjesë 33 garues me makinat e tyre, përfshirë edhe vendet si Polonia, Shqipëria dhe Mali i Zi, njofton Klan Kosova.
Më i shpejti në shtegun 5.5 kilometra ka dalë garuesi polak, Duda, që cakun e arriti herën e parë për 3.16 sekonda dhe të dytën për 3.15 sekonda.