Kur artistët kosovarë ‘shkriheshin’ para Titos (Foto)
Një fotografi që daton nga viti 1979, kur Kosova ishte pjesë e Federatës Jugosllave dhe kur Jugosllavia udhëhiqej Josip Broz Tito, është publikuar nga mediat.
Në një nga vizitat e Titos në Prishtinë, në hotelin “Grand”, artistë, atëherë me nam në Kosovë, kishin rastin që të takonin liderin jugosllav.
Ndër artistët që shihen në fotografi janë Sabri Fejzullahu, para këmbëve të Titos, i entuziazmuar e duke qeshur, Melihate Ajeti, fare pranë Titos, Nexhmije Pagarusha, Liljana Çavolli, Gazmend Pallaska e Venera Mehmetagaj.
Në fotografi shihet po ashtu edhe ish-kryetari i Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Xhavit Nimani. /Periskopi/