Pasta e dhëmbëve “Colgate Total” përmban kimikatin e rrezikshëm që ndikon në hormone dhe metabolizëm

Pasta e dhëmbëve “Colgate Total” përmban kimikatin e rrezikshëm që ndikon në hormone dhe metabolizëm

Kujdesi për higjienën e dhëmbëve është një pjesë integrale e kujdesit për shëndetin tuaj. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm dhe t’i kushtoni vëmendje se cilën pastë të dhëmbëve do ta përdorni, përcjell Koha Ditore.

“Neë York Times” shkruan se “Colgate Total”, një nga pastat më të shitura të dhëmbëve në botë, është në fakt e vetmja në Shtetet e Bashkuara që përmban triclosan, një kimikat që është i lidhur me pengimin e sistemit endokrin, dhe njëkohësisht një substancë kancerogjene e cila me kohë grumbullohet në trupin tonë.

Triclosan është në fakt një pesticid, ndërsa javën e kaluar kemi shkruar se si FDA-ja në SHBA ka ndaluar sapunët antibakterialë që e përmbajnë atë, ndërsa studimet kanë treguar se tek kafshët e ekspozuara ndaj dozave të larta të këtyre kimikateve vjen deri tek ulja e nivelit të hormonit të tiroides

Shpërndaje në: