23-vjeçarja që nuk ka urinuar qe 3 vjet, ja nga cila sëmundje vuan (Foto)

23-vjeçarja që nuk ka urinuar qe 3 vjet, ja nga cila sëmundje vuan (Foto)

Një vajzë 23-vjeçare nuk mund të urinojë prej tre vjetësh pasi u prek nga një sëmundje e çuditshme.

Vikki Black, vuan nga sindroma e Fowler-it, që njihet ndryshe edhe si mbajtja e urinës.

Kjo sëmundje i bën muskujt e fshikëzës të paaftë për t’u çlodhur.

Ndërkohë që shumica e njerëzve nuk e vlerësojnë faktin që mund të urinojnë pa probleme, ajo e ëndërron këtë gjë sepse thjesht nuk mundet.

Vajza, përcjell tvklan.al, e cila nuk ka qenë në gjendje të shkojë në tualet natyrisht që nga tetori 2014, fillimisht mendonte se një periudhë po vuante nga një infeksion i thjeshtë urinar.

Ajo tashmë shpreson t’i nënshtrohet një operacioni urinar, për të futur impulse të vogla elektrike në kockën e pjesës së pasme për të shkaktuar nerva që mundësojnë funksionimin e fshikëzës së saj.

Përpjekjet e para për të përmirësuar shëndetin e saj e kanë bërë zonjushën Black shumë optimiste dhe ajo shprehet se jeta e saj me në fund po ndryshon për mirë.

 

Shpërndaje në: