Ja si ta shmangni erën e keqe nga sqetullat dhe këmbët
Soda e bukës është e njohur për vetitë e saj shumë të mira, ndër to edhe për eliminimin e erës së pakëndshme si dhe pengon rritjen e baktereve.
Eliminoni erën e këmbëve
- Pudrosni këpucët në një sasi të vogël në mënyrë që soda e bukës të përthithë aromat e pakëndshme dhe të parandalojë bakteret.
- Mënyrë tjetër është larja e këmbëve me ujë të ngrohtë në të cilin hidhni një lugë të sodës së bukës. Për çdo litër ujë të vakët hidhni dy lugë sodë buke.
- Eliminoni erën e sqetullave
Nuk është djersa që i bën sqetullat tuaja të mbajnë ere, mirëpo bakteret që zhvillohen në to.
- Kështu, lagni një copë pambuku, vendosni pak sodë buke dhe pastroni sqetullat me të. Soda mbyll poret dhe nuk lejon mikrobet të hyjnë brenda.