Zbulim historik: A është ilaçi kundër kancerit?

Zbulim historik: A është ilaçi kundër kancerit?

Në SHBA flitet për zbulimin historik në mjekësi. Atje është aprovuar trajtimi mjekësor për “ri dizajnimin” e sistemit të imunitetit të pacientit ashtu që vetë e sulmon qelizën e kancerit.

Drejtoria amerikane për ushqim dhe barëra ka kumtuar se ky vendim paraqet moment historik për mjekësinë, lajmëron BBC.

I ashtuquajturi “bari i gjallë” bëhet ndaras për çdo pacient nga rruzat e bardha të gjakut të tij. Pastaj Qelizat programohen gjenetikisht t’i kërkojnë dhe t’i sulmojnë qelizat e kancerit.

Siç transmeton BBC, bari i ri i adaptohet pacientëve, në dallim prej barërave konvencionale, siç janë hemoterapia dhe operacionet.

Në kompaninë Novartis thonë se ky trajtim kushton 475.000 dollarë.

Shpërndaje në: