Shkencëtarët kanë një teori të frikshme se përse shikimi i njeriut është kaq i mirë
Shumica e njerëzve kanë një talent të mahnitshëm, pa e ditur ata fare. Siç duket, njerëzit janë shumë të aftë në zbulimin e gjarpërinjve.
Njerëzit janë aq të mirë në këtë punë, saqë shkencëtarët besojnë se gjarpërinjtë dhe helmi i tyre mund të kenë ndihmuar që njerëzit modern ta kenë shikimin aq të mprehtë sa e kanë, transmeton Telegrafi.
Lynne Isbllet, antropologe, fillimisht e kishte pasur këtë ide pas ballafaqimit me një kobra – ballafaqim i cili do të kishte qenë më i afërt dhe më i rrezikshëm nëse sytë e saj nuk do t’i kishin bërtitur “gjarpër!” trurit aq shpejt.
Qysh nga atëherë, Isbllet dhe shkencëtarët e tjerë kanë kryer shumë studime për të parë nëse kjo teori mund të jetë e vërtetë.
Në studimet që i kanë kryer, gjithmonë ka dalë që gjarpri të jetë më i veçantë në sytë e njerëzve. Prandaj, herën tjetër kur e shihni një gjarpër, mundësitë janë të mëdha se do ta shihni shpejt.