Volkswagen tërheq nga tregu Volkswagen CC, Passat dhe Passat Wagon

Volkswagen tërheq nga tregu Volkswagen CC, Passat dhe Passat Wagon

Volkswagen Group of America po tërheq 280,915 njësi të modelit Volkswagen CC 2009-2016 dhe modelet e vitit 2006-2010 të Passat dhe Passat Wagons.

Ndërprerja e energjisë elektrike në modulin e kontrollit të pompës së karburantit mund të shkaktojë dështimin e pompës së karburantit duke shkaktuar ngadalësimin e motorit, dhe për pasojë duke e rritur rrezikun për aksidente, raporton ConsumerAffairs në Washington DC.

Sipas ConsumerAffairs, Volkswagen do të njoftojë pronarët, dhe tregtarët që të zëvendësojnë modulin e kontrollit të pompës së karburantit dhe se këtë do ta bëjë pa pagesë, për ta evituar rrezikun që mund ta shkaktojë vetura.

Pjesët rezervë aktualisht nuk janë në dispozicion. Njoftimet e përkohshme që informojnë pronarët e këtyre veturave mbi rrezikun që u kanoset atyre pritet të dërgohen me postë më 13 tetor 2017, thuhet në raportin e fundit të ConsumerAffairs rreth kësaj çështje me të cilën po përballen pronarët e VW. /Telegrafi/

Shpërndaje në: