Margarita Xhepa: Nëna ime ishte e Bukura e Dheut!

Margarita Xhepa: Nëna ime ishte e Bukura e Dheut!

Margarita Xhepa, aktorja e madhe shqiptare, flet me shumë emocion kur flet për prindërit e saj.

Nëna Marie e babai Zoj Prifti duhet të kenë lënë gjurmë të thella tek personaliteti i aktores, të cilat gjurmë kanë ndikuar në formimin e saj si aktore dhe si një grua me zemër të madhe e të bardhë.

“Nëna Marie ishte e Bukura e Dheut, në fytyrë dhe në shpirt! Unë nuk jam ndoshta as çereku I saj, është pasuri e madhe të kesh prindër të tillë. Se, nga prindërit kam mësuar gjëra pa na i diktuar, pa na i thënë, por vetë duke i parë, duke u rritur me shtatin, ne i merrnim këto virtyte” tregon aktorja Margarita Xhepa kur bashkëbisedon me Sanije Gashin në një libër ku kjo e fundit ka përmbledhur gratë shqiptare që kontribuuan në art e kulturë, shkruan KultPlus.

“Ah, mua më ka vdekur nëna shumë e re, prandaj më mungon aq shumë nona, që ka mbetur ëndërr në sytë e mi. Dhe, brenda zemrës sime ka mbetur zemër. Se, kur ke nënë, je e pasur shpirtërishsht, se nëna nuk të rrit vetëm me kujdesin e saj, por me syrin e dhembshëm, të mban gjallë me shpresa, me dashurinë, me dhembjen… Kështu që unë jam rritur me një nanë të dytë, por patëm fatin të na vinte nga jë fis shumë I mirë, dhe ne ishim shumë fëmijë, na gjeti katër, i pruri tre me vete dhe lindi edhe tre të tjerë me babën, se ishin të rinj, të dy” vazhdon e tregon historinë aktorja.

Për babanë, tregonte se edhepse i pa shkollë, i mësoi dhe edukoi fëmijët në rrugë të drejtë.

“Kurrë mos ofendoni kënd në jetë, se s`keni të drejtë. Kjo më ka mbetur si amanet, porosi e vyer, do të thosha. Këto janë gjëra të bukura njerëzore, që duhet të na udhëheqin” tregon Xhepa në këtë libër ku shpalosë emocionet e saj më të thella. / KultPlus.com

Shpërndaje në: