Ja pse duhet të hani më shumë ëmbëlsira

Ja pse duhet të hani më shumë ëmbëlsira

Jo vetëm për shkak të shijës, por me të vërtetë ëmbëlsirat sjellin disa përfitime të mëdha trupit tonë.

Sigurisht, keni lexuar se ëmbëlsirat ndikojnë negativisht tek personat me mbipeshë, por duhet të dini edhe për disa të mira që kanë.

Ju ndihmon të mos ndiheni të mërzitur:

Disa vite më parë, në Belgjikë është bërë një eksperiment me fotografi të dhimbshme të cilat i kanë shikuar një grup i njerëzve që kishin ngrënë ëmbëlsirë dhe një grup tjetër që nuk kishin ngrënë. Grupi i cili kishin ngrënë ëmbëlsirë, ndiheshin më të qetë duke i shikuar ato, transmeton lajmi.net

Mund të ndikojë në humbje të peshës:

Nëse në mëngjes në vend të ndonjë ushqimi me shumë kalori, merrni pak ëmbëlsirë dhe një gotë me çaj të gjelbërt dhe pasi gjatë pjesës tjetër të ditës të jeni aktiv, në organizëm do të ketë mjaftueshëm energji dhe kaloritë do të djegen.

Ju ndihmon ta luftoni depresionin:

Sipas ekspertëve, jo vetëm depresioni, por me çokollatë dhe ëmbëlsira mund të luftohen shumë sëmundje mendore.

Në ëmbëlsirë duhet të jeni të kujdesshëm të shtoni përbërës që janë të pasur me vitamina dhe antioksidantë. Çokollata është antioksidantë i shkëlqyer, gjithashtu nëse shtoni karrota ose arra, do të fitoni vitamina dhe omega-3.

Duhet të jeni gjithashtu të kujdesshëm që të mos e teproni me konsum të ëmbëlsirave dhe mos të qëndroni pasiv pasi të keni ngrënë, përndryshe do të ketë efekte negativ

Shpërndaje në: