Pse edukimi arsimor i sotëm është plotësisht i gabuar? Ja përgjigja e mendimtarit të njohur (Video)

Pse edukimi arsimor i sotëm është plotësisht i gabuar? Ja përgjigja e mendimtarit të njohur (Video)

Sir Ken Robinson, një mendimtar kryesor mbi kreativitetin arsimore, ka studiuar modelet tona të edukimit dhe efektin e tyre në shoqëritë e mbarë botës.

Idetë e tij për arsimin, dhe si ta ndryshojnë atë, kanë rezonuar nëpër kultura të ndryshme.

Robinson beson se sistemet e tanishme të edukimit masiv janë të vjetëruara, shumë të standartizuara dhe mbytin të mësuarit e vërtetë, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

“Pikëpamja ime për këtë sistemin arsimor të tanishëm është se në shumë aspekte ata janë të modeluar sipas parimit të prodhimit të fabrikës, për shembull i edukojnë fëmijët në radhë sipas moshës – tre vjeçarët, katër vjeçarët. Nuk ka arsye për ta bërë edhe sot këtë”, u shpreh ai.

Të gjithë fëmijët lindin me talent të pafundmë, thotë Robinson dhe, arsimi duhet të identifikojë dhe të kultivojë aftësitë e tyre natyrore.

Ai argumenton për një stil të ndryshëm edukimi./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: