I hani thonjtë? Atëherë ja çka fusni në gojë (Video)
Shumica e njerëzve i hanë thonjtë, më shumë apo më pak, por sikur të dinin se çfarë fshihet nën ta, kurrë nuk do ta bënin këtë gjë!
Shikoni si duken thonjtë e ndotur nën mikroskop, prandaj mendoni edhe njëherë se a do të vazhdoni t’i hani:
Njerëzit e të gjitha moshave i kafshojnë thonjtë, ndërsa dhumica e ndalojnë këtë shprehi në moshën 30-vjeçare.
Shkaqet për kafshimin e thonjve apo arsyetimet për këtë mund të jenë: stresi, nervoza, frustrimi, sëmundjet e lëkurës, kruajtja, lodhja psikike, mërzia, por kjo para së gjithash është shprehi e pakuptimtë.
Për të hequr dorë nga një ves janë të nevojshme vendosmëria, vullneti, durimi dhe vetë disiplina me ndihmën e disa mjeteve teknike të jashtme.
Ekspertët pohojnë se më shumë se sa problemi estetik duhet të na brengosë ai shëndetësor, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni një nga ata njerëzit që i kafshojnë thonjtë, duhet t’i dini patjetër këto fakte mbi kafshimin e thonjve.
1. Thonjtë strehojnë numër masiv të mikrobeve, duke përfshirë salmonella dhe E.coli.
Mikrobe të tjera të dëmshme jetojnë nën thonjtë tuaj, që nuk janë gjëra që dëshironi t’i keni në gojën tuaj.
2. Ata të cilët i kafshojnë thonjtë kanë mundësi të fitojnë sëmundjen HPV të gojës, virusin që shkakton lytha në organet gjenitale.
3. Kur i përtypni jashtë thonjtë tuaj, ju krijoni lot të vegjël në maje të gishtave. Bakteret e adhurojnë këtë, dhe kështu shfaqen infeksione të cilat janë të dhimbshme dhe të vështira për t’u trajtuar – dhe madje kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Paronychia është një infeksion i zakonshëm që shfaqet tek ata që i kafshojnë thonjtë.
4. Me gjithë atë kohë të kaluar duke i kafshuar thonjtë, dhëmbët tuaj mund të strehojnë mikrobet e dëmshme të cilat eventualisht mund të zhvendosen në mishrat e dhëmbëve apo edhe t’i bëjnë dhëmbët të deformuar.
5. Bakteret që jetojnë nën thonjtë tuaj mund të shkaktojnë shumë probleme poshtë në stomak, duke përfshirë diarre dhe parehati të rënda.
6. Njerëzit të cilët i kafshojnë thonjtë shpesh vuajë nga stresi i tepërt apo nga probleme të tjera psikologjike. Nëse nuk mund të ndaloni së kafshuari thonjtë, ndoshta është koha që ta vizitoni një psikolog.
Një prej mënyrave për çrrënjosjen e kësaj shprehie është higjiena personale, çka nënkupton që thonjtë dhe nënthonjëzat duhen të jenë gjithmonë të pastër dhe të prerë shkurt, në mënyrë të rregullt.