Kjo është feja më e re në botë, ja sa besimtarë ka mbledhur deri më tani (Foto/Video)
Adhuruesit lëvizën në qytetin e Tepatepec në Hidalgo, Meksikë këtë fundjavë për të respektuar Santa Muerte’n ose mbrojtësi i vdekjes së shenjtë.
Santa Muerte është popullor në mesin e njerëzve të varfër në të gjithë Amerikën Latine dhe në ShBA, duke tërhequr afër 12 milionë ndjekës në 15 vitet e fundit, raporton mediumi britanik “The Telegraph”, transmeton Periskopi.
Adhuruesit e fesë i thërrasin të shenjtit skeletor për t’i kuruar personat që kanë sëmundje, për të ruajtur familjen e tyre, për të sjellë pasuri të mirë dhe prosperitet dhe madje t’i ndihmojnë ata të gjejnë dashuri.
Origjina e besimit është fshehur në mister, por shumë veta besojnë se është një kombinim i katolicizmit të sjellë nga pushtuesit spanjollë dhe hyjnisë vendase Azteca Mictecacihuatl – mbretëresha e botës së krimit dhe jetës së përtejme.
“Kur kam pasur nevojë shumë, ajo ka qenë gjithmonë aty për mua. Ajo më ndihmoi nga shumë situata të këqija”, tha një pjesëmarrës në këtë organizim të mistershëm.
Santa Muerte nuk ka qenë i kanonizuar e as i miratuar nga Kisha Katolike. Në fakt, presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, Gianfranco Ravasi, më parë e dënoi Kishën e Santa Muertës si një “festim të shkatërrimit dhe të ferrit”, siç u përmend nga Agjencia Katolike e Lajmeve./Periskopi/
https://www.facebook.com/llldyvalll/videos/10209466856138833/
https://www.facebook.com/alberto.costabella/posts/1455315311226283
https://www.facebook.com/susej.cruz/posts/1560725340684314