”Sony” publikon versionet e reja të PlayStation 4
”’Sony” publikoi sot dy versione të azhornuara të PlayStation 4, në përpjekjen për të vulosur dominimin në tregun e lojërave elektronike.
Në Playstation Theater, në Times Square të Nju Jorkut, gjiganti japonez i teknologjisë prezantoi performancën e lartë të PS4 Pro dhe standardet e reja të PS4 me një version më të hollë, më të thjeshtë dhe më efikas.
“Standardi i ri i PlayStation 4 do të jetë në treg më 15 shtator me një çmim prej 299 dollarësh dhe synon të tërheqë më shumë përdorues të rinj”, tha shefi i Playstation, Andrew House.
PS4 Pro, që vlerësohet për grafikët më të mprehtë dhe përpunim më të shpejtë, pritet të hidhet në treg më 10 nëntor me një çmim prej 399 dollarësh./ATA/