Kina hap gjykatën e parë të saj në internet
Kina ka hapur gjykatën e saj të parë në internet, që ka për qëllim të rregullojë mosmarrëveshjet e lidhura me internetin, në një moment që drejtësia po përballet me një shpërthim të pagesave dhe tregtisë elektronike.
Nëpërmjet kësaj gjykate personat mund të regjistrojnë paditë e tyre drejtpërdrejtë në internet.
Gjykata studion më pas çështjen dhe pastaj organizon një audiencë me videokonferencë në internet mes gjyqtarit, paditësit dhe të akuzuarit.
Kjo gjykatë do të trajtojë mosmarrëveshjet në çështjet e transaksioneve tregtare në internet, të të drejtave të autorit dhe të cilësisë së produktit të shitur në internet.