Tregimi për shtatzënat dhe bananet megjithatë është i vërtetë

Tregimi për shtatzënat dhe bananet megjithatë është i vërtetë

Si edhe të gjitha tregimet e këtij tipi, edhe ky bartet nga brezi në brez dhe kështu në të gjitha gjeneratat.

Bananet janë bërë pemë e preferuar. Ato janë përbërës kyç në disa nga ëmbëlsira tona të preferuara: pudingu, akullorja, ëmbëlsirat të ndryshme dhe torta.

Mirëpo, në saje të tregimit të vjetër, një grup i caktuar njerëzish kurrë nuk do ta preknin këtë pemë.

Tregimet të cilat tashmë me vite qarkullojnë, kanë të bëjnë me konsumimin e bananes para mbetjes shtatzënë, besohet që kjo pemë shton shanset që të lindni djalë.

Disa femra të cilat bëhen gati për rolin e tyre më të rëndësishëm në jetë, do të bëjnë çdo gjë që të lindin vajzë, duke përfshirë edhe heqjen e plotë të kësaj peme nga menyja.

Si edhe të gjitha tregimet e tjera të këtij tipi, edhe ky bartet nga brezi në brez dhe kështu nëpër gjenerata.

Mirëpo, një hulumtim ka treguar që në të gjitha këto tregime mund të ketë edhe pak të vërteta, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë anketuar 740 femra gjatë shtatzënisë së tyre të parë dhe kanë konstatuar që ato me ushqimin i cili ka qenë i pasur me kalium (njëra ndër vitaminat që ka banania) kanë kontribuar në gjininë e fëmijës, kanë lindur djalë.

Njësoj është thënë edhe për femrat të cilat kanë pasur sasi të mëdha natriumi.

Edhe një mit është shpartalluar: Nëse pini shumë qumësht, do të shtoni shanset që të lindni vajzë.

Nivelet e larta të kalciumit kanë qenë të lidhura me lindjen e djalit.

Shpërndaje në: