Galiçniku, aty ku populli veshi petka të zeza për Skënderbeun
Maqedonia e sotme perëndimore ka qenë teatër i luftimeve të shpeshta mes kryengritësve të Skënderbeut dhe ushtrive kufitare osmane që vinin nga Shkupi.
Hagiografi kryesor i Skënderbeut, Marin Barleti, përmend vazhdimisht konceptin gjeografik ‘Dy Dibrat’, shkruan Konica.al.
Sipas studimeve të Kasem Biçokut, termi në fjalë nuk duhet të ngatërrohet me konceptin e sotëm administrativ të Dibrës.
Ai i mbahet pikëpamjes se Dibra e Poshtme përfshinte Pollogun deri në Shkup, përderisa ajo e Sipërme shkonte deri në afërsi të Manastirit.
Rajoni i Galiçnikut, ose Reka e Poshtme, përbën një thesar etnografik, ende enigmatik për studiuesit.
Studiuesi nga Tetova, Nijazi Muhamedi ka sjell disa të dhëna interesante nga shënimet e Toma Smiljaniçit (1888-1969).
Në librin e tij mbi Galiçnikun e Rekës, ai stivon të dhënën se një gojëdhënë e banorëve lokalë mbi Skënderbeun.
Gjatë një kryengritje antiturke, ata kishin ngritur flamurin e Kosovës,
Sipas Smiljaniçit, banorët ortodoksë të Galiçnikut dhe Rekës që nga viti 1448, një pjesë të vëshjes së tyre të bardhë e kanë kthyer në zezë si shenjë zie për vdekjen e Skënderbeut.