Një asteroid gjigand do i afrohet Tokës 10 herë më afër se Hëna
Një asteroid gjigand do të kalojë shumë pranë planetit tonë.
Asteroidi 10 metra i gjatë do të kalojë në një distancë 10 herë më afër nga sa është Hëna me Tokën.
Ky takim i afërt do të pasohet me një tjetër asteroid akoma më të madh, 61 metra të gjatë, pas pak ditësh.
Sipas projektit Virtual Telescope, asteroidi i quajtur RB1, “do të bëjë një takim jashtëzakonisht të afërt me planetin tonë Tokë”.
Ai do të kalojë në një largësi 40 mijë kilometra nga Toka. Që është 10 herë më afër se largësia e Hënës nga Toka, gati 400 mijë km.
Virtual Telescope e zbuloi asteroidin dje, dhe thotë se kur të kalojëë pranë Tokës do të jetë i shikueshëm vetëm në hemisferën e jugut.
Virtual Telescope kapi fotografi të asteroidit.