“Gorillat që s’i pamë” i Surroit botohet në anglisht

“Gorillat që s’i pamë” i Surroit botohet në anglisht

Libri “Gorillat që s’i pamë” i Veton Surroit tashmë është botuar në anglisht.

I përkthyer nga Flaka Surroi, me titullin “The Gorillas We Didn’t See”, ky libër nga e hëna do të jetë edhe në dispozicion të lexuesve anglishtfolës, shkruan sot Koha Ditore.

Një prej pikave shitëse ku mund të gjendet libri është edhe “Këndi i leximit” i Grupit KOHA në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

“Gorillat…” në shqip ishte promovuar në qershor të këtij viti. Gazetari, publicisti e shkrimtari Veton Surroi në këtë vepër flet për shkatërrimin e shtetit, se si Kosova erdhi deri në këtë gjendje dhe cilat janë gorillat që kanë kaluar pothuajse pa u parë. Me rastin e promovimit të librit “Gorillat…” në gjuhën shqipe, redaktori i librit, Agron Bajrami, njëherësh kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore”, kishte thënë se prej vetë nëntitullit të librit, “si po e prishin shtetin… dhe shënime të tjera heretike” është e qartë se vepra është vazhdim i shënimeve të nisura me “Këmbët e gjarprit” dhe “Ambasadorin e Melkizedekut”.

Këto dy vepra të Surroit bashkë me “Miliarderin” janë të botuara edhe në serbisht.

Shpërndaje në: