Provoni këto ushqime magjike për të djegur dhjamin më shpejt

Provoni këto ushqime magjike për të djegur dhjamin më shpejt

Çdo herë që e shihni një super-modele me siguri se mendoni se çfarë bën që të ketë stomak të rrafshët dhe këmbë të mahnitshme. Përgjigja për këtë fshihet në dietat e rrezikshme të cilave u përmbahen modelet – dieta të cilat shpeshherë kanë mungesë të vlerave esenciale ushqyese.

Në një anë, dhjami i tepërt abdominal e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, dhe duhet gjithsesi ta hiqni atë. Por në anën tjetër, ju duhet të ndaloni së torturuari veten me dieta të rrezikshme sepse janë të dëmshme për shëndetin, transmeton Telegrafi.

Prandaj Telegrafi më poshtë ju sjellë disa ushqime të cilat duhet t’i përfshini në dietën tuaj për ta rrafshuar barkun më shpejt, por gjithmonë duke mos e rrezikuar shëndetin:

Mollët

Mollët janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë, prandaj janë ushqimi ideal për ta djegur dhjamin abdominal. Për të pasur rezultate të kënaqshme, hani tri molla në ditë. Efektin mund ta dyfishoni nëse mollët i konsumoni në stomak të zbrazët.

Bananet

Bananet janë burim i mahnitshëm i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe vitaminave. Një banane në ditë mund t’ju ndihmojë ta fitoni betejën kundër peshës së tepërt. Bananet mund t’i konsumoni kurdo që ndjeheni të uritur mes shujtave.

Ushqimet e detit

Nëse jeni aq me fat sa të jetoni afër detit, atëherë duhet ta shfrytëzoni këtë avantazh. Ushqimet e freskëta dhe kualitative të detit përmbajnë elemente të cilat ju ndihmojnë ta shmangni akumulimin e dhjamit të tepërt. Plus, ushqimet e detit janë burim i mahnitshëm i acideve yndyrore omega-3.

Domatet

Sigurohuni t’i përfshini domatet në dietën tuaj: ato e zvogëlojnë sasinë e lipoideve në gjakun tuaj (dhjamit dhe kolesterolit).

Domatet mund t’i konsumoni duke i shtrydhur dhe duke i pirë, apo thjesht t’ia shtoni sallatës.

 

 

Shpërndaje në: