Volkswagen prezanton modelin e ri SUV (video)
Volkswagen ka treguar se do t’i shtojë edhe një model familjes së saj të SUV-ëve. Modeli do të quhet T-Roc, dhe do të prezantohet me 23 gusht në një ngjarje speciale.
Marka gjermane tani ka lansuar një video të modelit të ri T-Roc, për të ngacmuar adhuruesit e veturave, por duke mos zbuluar shumë gjëra për të, transmeton koha.net.
Mekanikisht, T-ROC do të jetë shumë i ngjashëm me Audi Q2, e edhe me gjatësi 4.2 metra e me gjerësi 1.8m.
Motorët për t’u zgjedhur me benzinë pritet të jenë: 1.0 litërsh turbo me tre cilindra që prodhon rreth 125 kuaj fuqi, 1.5 litërsh TSI EVO turbo me 148 kuaj fuqi.
Ndërsa ata me naftë: 1.6 litërsh me 115 kuaj fuqi si dhe 2.0 litrësh TDI me 148 kuaj fuqi.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=eq5i9TuTvqM