Letra e Ismail Kadaresë bëhet sërish mollë sherri!
Debati në distancë mes studiuesit Kastritot Dervishi dhe Ilir Demaliajt nuk ka të sosur. Gjithçka nisi me një letër të publikuar nga ana e Ilir Demaliajt, një letër e vetë Ismail Kadaresë, drejtuar Enver Hoxhës për të motrën.
Ilir Demalia me postimin e kësaj letre ku Kadare akuzon të motrën është shprehur se shumë studiues e historianë shqiptarë nuk e duan të vërtetën por thjesht punojnë për idiolatri (ngritje në qiell) ndaj Kadaresë.
Kësaj akuze i është përgjigjur historiani Kastritot Dervishi i cili është shprehur se Demalia është thjesht një korrier që nuk di se çfarë bën. Pas këtyre akuzave ka reaguar sërish Demalia i cili po ashtu ka sulmuar historianin, shkruan express.